Kurti kërkon përfshirjen e Shqipërisë në mbrojtjen e interesave të Kosovës

Aktuale

Kurti kërkon përfshirjen e Shqipërisë në mbrojtjen e interesave të Kosovës

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 20:12
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka takuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka takuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për rëndësinë e përfshirjes më të madhe institucionale të Shqipërisë në mbështetje e në mbrojtje të interesave të Kosovës.

“Sot kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Me z. President u diskutuan çështje të ndjeshme për Kosovën dhe për shqiptarët, dhe për rëndësinë e përfshirjes më të madhe institucionale të Shqipërisë në mbështetje e në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe shqiptarëve në troje”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat