“Thaçi dhe Haradinaj sot u gjetën në birë të minit”

Aktuale

“Thaçi dhe Haradinaj sot u gjetën në birë të minit”

Nga: D.RR Më: 8 shtator 2018 Në ora: 20:19
Thaçi dhe Haradinaj

Sot presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, vizitoi Kosovën, mirëpo krerët e shtetit tonë nuk patën ndonjë reagim të madh për këtë.

Prof. Dr. Binak Maxharraj thotë me ironi se pse nuk dolën Thaçi, Veseli dhe Haradinaj, ta presin shefin e tyre Vuçiq, siç thotë ai me bukë, krip dhe zemër të hapur.

Ndër tjera Maxharraj shkruan në Facebook se Vuçiq sot u tregoi serbëve se Gazivoda është e tyre.

Postimi i plotë:

THAÇI DHE HARADINAJ SOT U GJETËN NË BIRË TË MINIT?!

More ku janë"trimat"e Kosovës Thaçi, Veseli dhe Haradinaj, që nuk dolën më e pritë më tradita shqiptaree shefin e tyre Aleksandër Vuçiqin, më bukë, krip dhe zemër të hapur.

Nuk po shitën askund. Pacolli e kishin qu të liqeni i Gazivodës më e ruajnë Vuçiqin mos po mytëtt në ujë, kurse Kadri Veselin e kishin qu në kufi më arresti A. Vuçiqit, sepse patë thanë posa të hynë ai në Kosovë do ta arrestojnë.

Këta pushtetarët tanë janë trima veç midis vehtës por kur shkau ua banë veç më gushtë ata shitën tutësh.

Vuçiq doli sot de facto më ju kallxu serbëve të Veriut së Gazivodës është e jona, së në Trepçë do të investojmë më miliona euro, sepse edhe kjo është e jona së kështu jemi marrë veshë më më Thaçin në msheftësi të madhe ku nuk na ka pa e ndi askush.

Kurse Hashim Thaqi dhe Ramush Haradinaj një zot e dinë së në cilën botë të minut janë janë ngujuarit bash si Sadam Hyseni të cilin e gjetën në bunker në të cilin as këmbët nuk mike më i shtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat