Kurti bisedon me Majkon për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Aktuale

Kurti bisedon me Majkon për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 21:22
Albin Kurti ka takuar sot ministrin për Diasporë në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka takuar sot ministrin për Diasporë në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, me të cilin ka diskutuar për ngjarjet politike të fundit në Kosovë si dhe situatën e shqiptarëve jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

“Kryetari i VETËVENDOSJE!-s Albin Kurti ka takuar sot edhe ministrin për Diasporë, në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë z. Pandeli Majko. Me z. Majko u diskutua për ngjarjet politike të fundit në Kosovë si dhe situatën e shqiptarëve jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Bashkëpunimi dhe vëmendja institucionale këto ditë duhet të jetë më e madhe”, thueht në njoftimin e LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat