Vuçiq është i njoftuar se e ka të ndaluar të hyjë në Drenicë

Aktuale

Vuçiq është i njoftuar se e ka të ndaluar të hyjë në Drenicë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 09:24
Aleksander Vuçiq

(E plotësuar) - Nëse presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq shpërfill urdhrin me anë së cilit i ndalohet shkuarja në zonën e Drenicës ai duhet të arrestohet nga Policia.

Disa minuta më herët kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka tërhequr vendimin e MPJ-së me anë të së cilit Vuqiq ka pas leje për vizitën e tij në Kosovë.

Ky vendim i është dërguar edhe zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë me anë të së cilit njoftohet se presidentit serb i anulohet vizita në Drenicë.

“Kryeministri ka marr vendim për ta tërhequr lejen dhe  është lajmëruar edhe pala serbe. Kjo është bërë për shkaqe sigurie”, tha këshilltari i Haradinajt Avni Arifi.

***

Veteranët e Luftës nga Skënderaj së bashku me banorë të asaj zone po protestojnë kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në fshatin Banjë të Skënderajt.

E megjithatë, siç njoftojnë mediat serbe, Vuçiq nuk ka hequr dorë nga vizita e tij në këtë fshat.

Sipas tyre, ai ka bërë të ditur se do të tentojë të shkojë atje përmes rrugëve alternative.

Ai më herët foli edhe për protestën e cila është duke u zhvilluar, ku tha se sipas tij, gjërat duhet të zgjidhen me fjalë e jo me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat