Vuçiq u drejtohet banorëve të Banjës: Nuk dua t’ua rrezikoj jetët

Aktuale

Vuçiq u drejtohet banorëve të Banjës: Nuk dua t’ua rrezikoj jetët

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 10:53
Banjë

(E plotësuar) - Banorët serbë të Banjës kanë falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për ndihmat që u ka dhënë për t’iu lehtësuar jetën e tyre të përditshme.

Vuçiq kishte paraparë t’i vizitonte serbët në këtë fshat, por pasi kryeministri Ramush Haradinaj morri vendim që t’ia tërheq lejen e dhënë nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Kjo për shkak të bllokadave të rrugëve nga shoqatat e dala nga lufta dhe qytetarët e Skenderajt.

Edhe përkundër faktit që Policia e Kosovës do të duhej ta respektonte vendimin e Haradinajt, Vuçiq nuk u pajtua as pas këtyre rrethanave, por nisi rrugën për në Banjë. Megjithatë, ai u ndal nga policia në fshatin Tërrnavc.

Vuçiq gjeti një mënyrë tjetër për t’iu drejtuar banorëve të Banjës, duke folur drejtpërdrejt me telefon.

Pas fjalimit të tij banorët treguan si i ndihmojë Qeveria e Serbisë

VuIliq: Na kanë dhënë kafshë shtëpiake dhe traktor

“Falënderoj presidentin që erdhi në takim, ma keni ndrequr shtëpinë dhe shumë ju falënderoj që më keni dhënë traktorin, kafshët. Sikur të mos ishte ai dhe Nebojsha Tomasheviq nga Zubin Potoku nuk do të mundja të bëja asgjë”, tha Lubinjka Iliq.

Por, kishte edhe prej atyre që nuk deshën të flasin për media dhe as të tregonin identitetin e tyre, duke thënë se nuk janë nga Banja, por që kishin dalë për të pritur Vuçiq.

“Pyetni dikë tjetër. Nuk kuptoj. Nuk jam nga Banja...Nuk kuptoj. Pyetni dikë tjetër”.

“Nuk mund të jap deklarata për ju”.

***

Prishtina zyrtare i ka ndaluar hyrjen presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Drenicë.

Vizita e paralajmëruar e kreut të shtetit serb në fshatin Banjë të Skenderajt ka dështuar, pasi kryeministri Ramush Haradinaj i ka revokuar lejen për këtë vizitë.

Ndërsa vendimi i është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, presidenti Vuçiq vendosi që banorëve të Banjës t’iu drejtohet përmes telefonit.

Vuçiq: Kërkoj nga ju serbët që të mbaheni sa më fuqishëm

“Më vjen shumë keq që nuk munda të vijë atje pasi autoritetet e Prishtinës nuk e dëshiruan këtë dhe nuk munda të kalojë tutje për shkak të sigurisë suaj. Kërkoj nga ju serbët që të mbaheni sa më fuqishëm”, tha Vuçiq.

Ai ka siguruar banorët e Banjës së Skenderajt se qeveria serbe do të angazhohet që të jetojnë më mirë ekonomikisht, si dhe për ndërtimin e një çerdhe për fëmijët, në mënyrë që ata dhe fëmijët e tyre të kenë një të ardhme më të mirë.

Vuçiq: Nuk isha i gatshëm të rrezikoj jetën tuaj

“Ju falënderoj për pritjen e bukur që keni përgatitur dhe më vjen keq që nuk munda të vij, por nuk desha të rrezikoj jetën tuaj në asnjë mënyrë”, u shpreh Vuçiq.

Ndryshe, banorët shqiptarë kanë bllokuar rrugën që çon në fshatin Banjë në shenjë kundërshtimi ndaj vizitës së paralajmëruar të Vuçiq.

***

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiq nuk ka mundur t’i takojë live banorët e Banjës së Skënderajt. Kjo pasi vizita e tij u ndalua me një vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Por ai iu ka drejtuar banorëve të këtij fshati të Drenicës me anë të një lidhje telefonike.

Vuçiq u ka thënë atyre se i vjen keq që nuk ka mundur t’i takojë pasi që kështu kanë vendosur autoritetet e Prishtinës.

“Iu lus që të qëndroni të qetë, shteti juaj (Serbia) do t’u qëndrojë prapa. Do të mundohem që jeta e juaj e ardhmja e juaj të jetë e ndritshme. Nuk kam mundur të vij për shkak se nuk kam dashur t’ua rrezikoj jetën”, tha Vuçiq nëpërmjet telefonit.

Ky fjalim i presidentit shkaktoi të qara në mesin e banorëve të mbledhur në sheshin e fshatit.

Image

Vuçiq u drejtohet banorëve të Banjës: Nuk dua t’ua rrezikoj jetët

Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, i është adresuar banorëve të Banjës pasi që nuk u lejua ta vizitojë këtë fshat.

Ai përmes telefoni u ka thënë atyre se nuk mund t’i vizitojë sepse nuk dëshiron që t’i rrezikojë jetët e tyre.

“Nuk është mundësuar vizita ime atje, dhe aq më shumë nuk dua t’ua rrezikojë jetën tuaj”, citojnë mediat serbe t’u ketë thënë Vuçiq banorëve të Banjës.

Kujtojmë se pavarësisht që presidentit serb iu revokua leja për ta vizituar Drenicën, ai tentoi ta bëjë një gjë të tillë mirëpo u ndalua nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve, Vuçiq tanimë ka marrë rrugën për në Mitrovicë.

 ***

Banorët e fshatit Banje të Skenderajt janë mbledhur në oborrin e një shkolle, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po iu drejtohet nëpërmjet telefonit.

Raportohet se Vuçiq është ndaluar nga policia në fshatin Terrnavc. Kjo për shkak të protestave dhe reagimeve të qytetarëve dhe organizatave të dala nga lufta.

***

Banorët serbë në fshatin Banjë janë duke pritur presidentin Aleksandar Vuçiq. Ata kanë stolisur fshatin me flamuj e poster të Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat