Pacolli frikësohet se Vuçiq po përdorë rrugë alternativë për Drenicë - Bota Sot
Pacolli frikësohet se Vuçiq po përdorë rrugë alternativë për Drenicë

Aktuale

Pacolli frikësohet se Vuçiq po përdorë rrugë alternativë për Drenicë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 11:10
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka folur në panik për vizitën e Aleksander Vucicit në Kosovë. Ka thënë se nuk është mirë nëse Vucic tenton të shkojë përmes rrugëve dytësore në Drenicë.

“Policija e Kosovës ka ndërmarr gjithëçka për sigurimin e Presidentit Vuçiç gjat vizitës së tij në Kosovë dhe ja caktuar rrugët e levizjës. Cdo përpjekje për të realizuar vizitën nepermjet rrugëve alternative, të pasigurta, nuk i kontribon qellimit të mirë te vizitës”, ka shkruar Pacolli.

Aleksander Vucic ka ardhur në Kosovë për të vizituar disa lokacione të serbëve. Është në ditën e dytë të vizitës, ndërsa, sot është ndaluar nga banorët që të shkojë në një fshat të Drenicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat