Deputeti i LDK-së: Thaçi e Haradinaj nuk e kontrollojnë gjithë Kosovën, Vuçiqin se ndaluan te Ujmani

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Thaçi e Haradinaj nuk e kontrollojnë gjithë Kosovën, Vuçiqin se ndaluan te Ujmani

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 11:32
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj nuk e kontrollojnë gjithë Kosovën.

“Sot Hashimi me Ramushin i treguan botës, ( në marrëveshje me Vuqiqin) që Kosovën e kontrollojnë poshtë nga Drenica e Mitrovica e jugut. Në Ujman e Veri Vuqiqi aty sndalet dot”, shkruan Avdyli.

Më tej ai thotë se Kosova ka djem e çika që do ta prishin planin e Vucicit dhe Hashimit për projektimin e ndajrjes së Kosovës.

“Sot plani i Hashimit e Vuqiqit për projektimin e vijave të ndarjes së Kosovës u jetësuan. Tash na mbetet neve me vendos a me pranu planin djallezor të tyre apo me rezistu. Besoj që Kosova ka djem e qika që rezistojnë dhe do ua prishin planin Hashim Vuqiq per ndarjen e Kosoves. Sot heshtja do të thotë pranim. Ju që sot po heshtni po e rrezikoni ardhmërinë e Kosoves më shumë se ata që po punojnë për realizimin e planit Hashim Vuqiq. Ne skem punë me Vuqiqn sepse ai ka interesat e veta, neve na duhet ti ndalim këta tanët se Vuqiqit pa ta i rrezohet projekti”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat