Abdixhiku reagon ashpër për ndalimin e Vuçiqit në Drenicë

Aktuale

Abdixhiku reagon ashpër për ndalimin e Vuçiqit në Drenicë

Nga: D.RR Më: 9 shtator 2018 Në ora: 11:54
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se lejimi e më pas ndalimi i Vuçiqit në Drenicë, është disfatë poshtëruese për shtetin e Kosovës, pasi sipas tij, ai nuk është dashur të lejohet asnjëherë.

“Ja, thanë, s’mund të vijë kurrë në Drenicë; le të kthehet në Mitrovicë. Dhe na jepen si triumfalistë”, ka shkruar ndër tjera Abdixhiku, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

E kthyen Vuçiqin mbrapshtë - në Mitrovicë.

Ndalojnë vizitë, e lejojnë atë. E ndalojnë sërish - por tashmë veçse pjesërisht. Presidenti i një vendi armik pasi ka caktuar kufinj të rinj; pasi ka folur për resurset e Kosovës sikur ishin të tij; është ndaluar - në i thënshin ashtu - e është kthyer jo në Serbi por në Veri.

Ndalesa tregon se ku përfundon fuqia e Kosovës; ku nisë ajo e shtetit të tij. Me ose pa dije - më shumë me të dyja bashkë - liderët kosovarë caktuan kufirin e ri politik. Ja, thanë, s’mund të vijë kurrë në Drenicë; le të kthehet në Mitrovicë. Dhe na jepen si triumfalistë.

Çfarë disfate poshtruese para vetes e botës; para shtetit të vet. Vizita - në gjithë Kosovën - nuk është dashur të lejojet në rend të parë asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat