Vuçiq tregon kush ia bllokoi hyrjen në Drenicë

Aktuale

Vuçiq tregon kush ia bllokoi hyrjen në Drenicë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 12:07
Aleksandar Vuçiq

Për bllokadën e cila sot është bërë në rrugën Skenderaj-Mitriovicë, nëpër të cilën është dashur të kalojë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për të vizituar serbët në fshatin Banjë, ky i fundit përgjegjës e ka bërë Prishtinën zyrtare.

Ai nuk ka dashur të përmend ndonjë emër konkret të zyrtarëve të Kosovës, por vetëm ka theksuar se kjo është bërë me urdhër të Prishtinës zyrtare.

Mirëpo, mediat serbe fajtor kryesor për këto bllokada, e kanë bërë kryetarin e kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Truri i protestave”, shkruajnë mediat serbe, duke menduar për Veselin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat