Kurti: Të rritet pjesëmarrja e grave në Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikë

Aktuale

Kurti: Të rritet pjesëmarrja e grave në Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 13:11
Tubimi i VV-se

(E plotësuar)- Lëvizjes Vetëvendosje synon përfshirjen sa më të madhe të grave në vendimmarrje dhe politikë.

Kështu u tha në tubimin mobilizues të organizuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje me temë “Gratë në Lëvizje”.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, tha se fokusi kryesor i kësaj partie është numri më i madh i grave në bazën e tyre, pasi sipas tij gruaja e drejton ndryshe partinë dhe shtetin.

Ai përmendi një rast kur komisioni disiplinor ka përjashtuar një anëtar të tyre, pasi që i njëjti ia ka shkelur të drejtat një gruaje anëtare.

Kurti: Duhet të rritet pjesëmarrja e grave në Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikë

“Ne duhet ta rrisim pjesëmarrjen e grave në politikë. Nuk është zgjidhja e mjaftueshme vetëm te përzgjedhja e një përqindje lart në hierarki, pra te kuotat përfaqësuese, sepse shpesh kemi parë edhe në vendin tonë edhe në vende tjera se kur një grua ka arritur në pozita më të larta, situata e përgjithshme për gratë nuk ka ndryshuar. Për mendimin tim ne duhet të punojmë më shumë për të rritur më shumë anëtarësimin e grave. Pra, fokusi jonë kryesor duhet të jetë transformimi i bazës. Siç e tha edhe sekretarja jonë, aktualisht vetëm çdo i katërti anëtar në Lëvizjen Vetëvendosje është grua, dhe kjo duhet të ndryshojë shumë dhe shpejt”, tha ai.

Sipas Kurtit, gratë po i qëndrojnë larg politikës pasi kjo aktualisht është politikë patriarkale.

Duke i përmendur deklaratat e para nga gratë për barazi gjinore, nënkryetarja Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, tha se që nga viti 1971 ende po duhet të diskutohet për barazi gjinore. Sipas saj, synimi i partisë është që të jenë 50/50 sa i takon barazisë gjinore.

Kollçaku: Nuk e shohim të ndarë rolin e gruas në shoqëri.

“Është e qartë që tubime të tilla ne nuk i mbajmë shpesh sepse ne nuk e shohim të ndarë rolin e gruas në shoqëri, por historikisht ne nuk mund ta mohojmë se gruaja ka qenë e privuar nga shumë të drejta që i kanë takuar burrave. Dhe mund të konstatoj se diku deklarata e parë që janë përmend të drejtat e grave ka qenë në revolucionin francez, ku ka filluar për herë të parë të dëgjohet termi të drejtat e grave, ku në vitin 1971 kemi një deklaratë të nga një grua, shkrimtare e zonja franceze, e cila e ngrit çështjen e të drejtave, në fakt padrejtësitë që i janë bërë gruas, dhe kërkon të drejta veçanërisht në arsim sepse atë kohë përdorej mos arsimimi i gruas si justifikim për mos angazhimin e saj në politik. Dhe që nga atëherë, pra nga viti 1971 e deri tash në vitin 2018 dhe duhet të flasim për barazi gjinore”, tha ajo.

Duke folur rreth ideve për korrigjimin e kufijve, Kollçaku  ka thënë se nuk do të lejojnë të bëhen pazare me Kosovë.

Drejtuesja e sekretariatit të Gruas në Lëvizjen Vetëvendosje, Nazlie Balaj tha se të gjitha gratë me profesione janë të përkushtuara t’i ndihmojnë njëra-tjetrës për t’u fuqizuar në shoqëri.

Balaj: Jemi në rrugë të solidarizimit me njëra-tjetrën

“Ky takim lë me kuptuar se jemi në rrugë të solidarizimit me njëra-tjetrën, jemi në rrugë të përkrahjes dhe fuqizimit të njëra-tjetrës. Pa kësi organizime, pa këtë mbështetje, kudo që jemi, kudo që veprojmë në cilëndo strukturë organizative të Lëvizjes Vetëvendosje mund të themi se ne si gra dhe vajza ndërtojmë kauzë, jo kauzë për të sjellë gra vetëm në pushtet por gra që bëhen zëri i ndryshimit edhe të situatës edhe të pozitës së grave kudo që ajo ndodhet sot në Kosovë”, tha ajo.

Ndryshe, temat që u diskutuan në tubim janë synimi i Lëvizjes Vetëvendosje për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe gruaja në Lëvizje.

Drejtpërdrejt nga tubumi mobilizues i VV-së

Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim mobilizues me vajza e gra ku folës do të jenë Albin Kurti dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat