Pas situatës aktuale politike në vend dhe kundërshtimit të ashpër të Thaçit si udhëheqës i bisedimeve, publicisti nga diaspora Sefedin Krasniqi ka propozuar që Bekim Jashari të jetë udhëheqës i bisedimeve me Serbinë.
Kjo deklaratë e Krasniqit vjen pasi që në Bruksel nuk u arrit të mbahet takimi Thaçi-Vuçiq, ndërsa vazhdimisht po përmendet çështja e territoreve në dialog.
“Propozoj që bisedimet me Serbine, nese duhet të mbahen, t’i udhëheq Bekim Jashari”, ka thënë Krasniqi, përcjell “Bota sot”.