Milaim Zeka tregon se si serbët e quajnë Drenicën

Aktuale

Milaim Zeka tregon se si serbët e quajnë Drenicën

Nga: D.RR Më: 9 shtator 2018 Në ora: 14:34
Milaim Zeka

Milaim Zeka ka komentuar sot zhvillimet që ndodhën që nga orët e para të mëngjesit, ku shumë drenicasë së bashku me kryetarin Bekim Jashari, bllokuan rrugët që e dërgonin për në Banjë.

Zekës i vie keq që nuk mund të ishte në protestat që u organizuan në Drenicë, ndërsa thekson se Drenica quhet “Shqipëria e Vogël” nga politikanët serb, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Drenica dhe Gjakova na zbardhen fytyrën

Kur kriminel serb donin te vinin ne Gjakove, gjoja për rituale fetare, popullata e Gjakovës i ndaloi ata. Politika ne bisht.

Kur Vuçiqi e poshtëroi politikën kosovare, duke e bere pikërisht atë qe liderët tanë thoshin se nuk do të ndodhte, “Shqipëria e Vogël” ( kështu quhet Drenica nga politikanet serb), e ndaloi dhe e poshteroi Vuçiqin, duke e bere qe te fliste vetemevete deri ne veri te Mitrovices.

Flm Drenice. Flm çdo qytetari te Kosoves qe eshte solidarizuar me akcionin tend, per ta stopuar nje kriminel siq eshte Vuçiqi. Me vjen keq qe nuk munda te isha me ju!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat