Deputeti i Partisë Social Demokrate, Fisnik Ismaili ka reaguar pas vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë.
Ismaili në Facebook ka shkruar se nuk e kupton arsyen e vizitës së Vuçiqit në Drenicë. Ai ka kritikuar autoritetet që nuk e kanë ndaluar vizitën e tij, por i kanë detyruar qytetarët ta bëjnë këtë.
“S'jam kah marr vesh se çka është tuj lypë ky tipi këtu, edhe pse ia ka mësye me shkue n'Drenicë? Pse autoritetet s'po e ndalin, por po i detyrojnë qytetarët me dalë në rrugë me ia bllokue kalimin? A nime s'kemi shtet, apo është ndoj lojë propagande kjo, që po i manipulon prapë njerëzit”, ka shkruar Ismaili.
Ai tutje ka përgëzuar drenicasit që e penguan hyrjen e liderit serb, por ende nuk ka të qartë se si arriti Vuçiq të futet në “zemrën e Kosovës”, siç e ka quajtur ai Drenicën.