Vizita e Vuçiqit në Kosovë, ministri Gashi përgëzon policët

Aktuale

Vizita e Vuçiqit në Kosovë, ministri Gashi përgëzon policët

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:44
Ministri Gashi vlerëson lart profesionalizmin e treguar nga të gjithë zyrtarët policorë dhe veçanërisht nga udhëheqësit e Policisë së Kosovës në krye me drejtorin e përgjithshëm të emëruar së fundi Rashit Qalaj.

Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi ka përgëzuar zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët me punë dhe përkushtim po garantojnë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës gjatë kohës së vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Më 8 dhe 9 shtator me lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës, një delegacion nga Republika e Serbisë i udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç, ka qenë në vizitë dy ditore në vendit tonë. 

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet në përputhje të plotë me kushtetutën dhe ligjet në fuqi, për të ofruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e shtetit të Kosovës.

Në këtë mënyrë, Policia e Kosovës sërish ka konfirmuar përkushtimin në punë si dhe nivelin e lartë të profesionalizmit, që e bën këtë institucion të dallohet në rajon dhe më gjerë.

Ministri Gashi vlerëson lart profesionalizmin e treguar nga të gjithë zyrtarët policorë dhe veçanërisht nga udhëheqësit e Policisë së Kosovës në krye me drejtorin e përgjithshëm të emëruar së fundi Rashit Qalaj.

Ai me këtë rast vlerësoi faktin se Policia e Kosovës punon pa dallime etnike e politike, duke dëshmuar kështu profesionalizmin dhe përkushtimin në punë.

"Misioni i Policisë së Kosovës është garantimi i zbatimit të ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase. Në përmbushjen e këtij misioni, Policia e Kosovës do ta ketë përkrahjen time të plotë, si Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme", tha ministri Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat