Kosova ‘varrezë’ e veturave të vjetra, mbi 55 mijë të importuara vetëm këtë vit

Aktuale

Kosova ‘varrezë’ e veturave të vjetra, mbi 55 mijë të importuara vetëm këtë vit

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Nga 1 janari i këtij viti të gjitha veturat e kategorisë më të vjetra se 10 vite dhe ato që nuk kanë motor të standardit “Euro 4” nuk kanë mundur të zhdoganohen brenda territorit të Kosovës.

Ani pse një kufizim i tillë ka ndikuar në uljen e numrit të importimit të veturave  të vjetra, në Kosovë këtë vit kanë hyrë shumë automjete që në bazë të kritereve të përcaktuara, nuk konsiderohen të reja.

Në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme është bërë e ditur që numri i përgjithshëm i veturave të vjetra të importuara në Kosovë gjatë këtij viti, kap shifrën prej 59 mijë e 937.

Nga ky numër i përgjithshëm, 55 mijë e 167 konsiderohen si vetura të vjetra.

Kujtojmë se veturat e vjetra ishin parë si një nga shkaktarët e ndotjes ekstreme të ajrit në Kosovë gjatë këtij viti.

Lidhur me këtë Institucionet e Kosovës kishin paraparë masa të reja në tentim të përmirësimit të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat