Protestë para Gjykatës së Apelit, kërkohet drejtësi për Donjeta Pajazitin

Aktuale

Protestë para Gjykatës së Apelit, kërkohet drejtësi për Donjeta Pajazitin

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 07:15
Donjeta Pajaziti

Rrjeti i Grave të Kosovës organizon sot një protestë paqësore para Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Përmes kësaj proteste kërkohet drejtësi për Donjeta Pajazitin, e cila ishte gjetur e vdekur më 17 nëntor 2015 në bjeshkët e Strellcit të komunës së Deçanit.

Donjeta Pajaziti qe zhdukur gjashtë javë më parë, rreth orës 14:00, tek po shkonte në punë, vetëm disa qindra metra pasi ishte larguar nga shtëpia e saj.

Protesta e sotme mbahet me fillim nga ora 09:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat