AKR paralajmëron: Nëse preket Mitrovica, do të largohemi nga koalicioni

Aktuale

AKR paralajmëron: Nëse preket Mitrovica, do të largohemi nga koalicioni

Nga: A.ZH Më: 10 shtator 2018 Në ora: 14:28
Pamje nga takimi Pacolli dhe Bahtiri

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re Rrahim Pacolli, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Pacolli ka treguar se me Bahtirin ka biseduar në lidhje me çështjen e Mitrovicës, duke paralajmëruar se nëse kjo komunë do të bëhet pjesë e pazareve politike, AKR do të shqyrtojë mundësinë e daljes nga koalicioni qeveritar.

Ai ka thënë se AKR do t’i bashkohet çfarëdo organizimi që bëhet për ruajtjen e kufijve, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Pacollit:

Pata kënaqësinë të pres sot në takim të nderuarin mikun tim z. Agim Bahtiri.

Temë e diskutimit ishte çështja e qytetit të Mitrovicës.

Erdhëm në konkluzion që nëse rrezikohet që Mitrovica të bëhet pjesë e pazareve politike, ne si AKR do ta shqyrtojmë mundësinë e daljes nga koalicioni.

Unë i dhashë mbështetje të pakusht z. Bahtirit në punën e shkëlqyeshme që po bën në krye të komunës së Mitrovicës.

Çdo organizim, pavarësisht se cila parti e bën për ruajtjen e kufijve ne do t’i bashkohemi. RrP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat