Thaçi: Vuçiqi provokoi me deklaratat plot lavd për Millosheviqin

Aktuale

Thaçi: Vuçiqi provokoi me deklaratat plot lavd për Millosheviqin

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 17:20
Hashim Thaçi

Në konferencën e mbajtur sot në Presidencë së bashku më përfaqësues të Luginës së Preshevës, presidenti Hashim Thaçi ka folur edhe rreth deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në vendit tonë, me ç’rast kishte lëvduar kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

I pari i vendit i quajti provokuese deklaratat e kreut të shtetit serb për kryekriminelin Millosheviq, duke thënë se qëndrimi i Vuçiqit ishte i gabuar dhe nuk ndihmon në krijimin e një atmosfere të mirë për dialog.

Thaçi: Deklaratat e Vuçiqit aspak ndihmuese për dialogun

“Sa i përket vizitës së Vuçiq, dje dëgjuam fjalë për paqe, për mirëkuptim, për fqinjësi dhe nevojën për marrëveshjen me shqiptarët. Pra, në të njëjtën kohë dëgjuam edhe provokime për kasapin e Ballkanit, përgjegjësin e gjenocidit në Kosovë, në Bosnjë dhe luftërave në Slloveni e Kroaci Sllobodan Millosheviqin. Vlerësoj se të dyja këto nuk shkojnë bashkë, edhe lartësimi i figurës së xhelatit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit dhe gjeneralëve të tij edhe ftesa për paqe, mirëkuptim, fqinjësi dhe marrëveshje nuk shkojnë paralelisht njëra me tjetrën. Prandaj, vlerësoj se ishte një opinion e qëndrim i gabuar, jo i nevojshëm dhe aspak ndihmues për krijimin e një atmosfere më të mirë të dialogut dhe të negociatave. Kur përmendet Sllobodan Millosheviqi, përmendet e keqja më e madhe pas periudhës së nazizmit në Evropë, jo vetëm në raport me shqiptarët  pro edhe me kombet tjera. Po në të njëjtën kohë ed he atakohen vlerat euroatlantike kudo”, tha presidenti Thaçi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, tha se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ua them, se ata që deklarojnë se unë duhet të pranoj pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër. Ajo për të cilën po angazhohem është një zgjidhje kompromisi dhe zgjidhje paqësore”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat