Çoçaj i PDK-së dorëzon mandatin e deputetit

Aktuale

Çoçaj i PDK-së dorëzon mandatin e deputetit

Nga: G.B Më: 10 shtator 2018 Në ora: 19:30
Nezir Çoçaj

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nezir Çoçaj ka dorëzuar mandatin e tij si deputet.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se arsyet janë personale, çështje profesionale, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Njoftoj qytetaret se nga dita e sotme kam dorezuar mandatin e DEPUTETIT.
Arsyet jane personale ( ka te beje me ceshtje profesionale).

Po ashtu, falenderoje strukturat e partise, anetaret, perkrahesit dhe simpatizantet per mbeshtetjen e sinqerte te tyre.

Shpresoje shume qe te mos kem zhgenjyer shume nga ju! Por jam i sigurt që me qëllim dhe me vetëdije nuk kam dashur asnjehere t'ju lendoje me veprimet e mija, gjegjesisht me mosveprimet.

Respekt te pafund per ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat