Hoti: Pa opozitën nuk bën të arrihet marrëveshje në dialog - Bota Sot
Hoti: Pa opozitën nuk bën të arrihet marrëveshje në dialog

Aktuale

Hoti: Pa opozitën nuk bën të arrihet marrëveshje në dialog

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 21:42
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që pritet të fillojë në të ardhmen e afërt, në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Hoti ka thënë se partitë e opozitës ende nuk kanë hequr dorë nga një rezolutë për dialogun, që do t’ia ndalonte presidentit Hashim Thaçi të bisedonte me Serbinë për idenë e tij për “korrigjim kufijsh”.

“Përpjekja nuk ka dështuar”, ka thënë Hoti, teksa ka folur për dështimin e mbajtjes së një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku ishte paraparë të votohej kjo rezolutë.

“Seanca që kemi kërkuar ne është bojkotuar nga pozita”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se nuk qëndrojnë pohimet nga koalicioni qeverisës i vendit se opozita e ka bllokuar punën e Kuvendit.

“Ne nuk mund ta bllokojmë, sepse jemi opozitë, kemi vetëm 58 numra”, ka theksuar Hoti.

Ai ka thënë se po t’i kishin numrat opozitarët, do të vepronin menjëherë për ta paraqitur një mocion për rrëzimin e Qeverisë.

Hoti ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për shkelje kushtetuese, teksa ka thënë se ai nuk thirri qëllimisht seancën e opozitës.

Sipas Hotit, Veseli bëri diversion, duke thirrur seancë tjetër para asaj të thirrur nga opozita.

“Do ta shohim ditëve të ardhshme si do të qasemi ndaj kësaj çështjeje”, ka thënë Hoti.

Ai ka porositur se pa opozitën s’bën të arrihet marrëveshje në dialogun me palën serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...