Ish-ambasadori i drejtohet Thaçit: Mëso nga Drenica dhe nga Jasharajt

Aktuale

Ish-ambasadori i drejtohet Thaçit: Mëso nga Drenica dhe nga Jasharajt

Nga: N.H Më: 10 shtator 2018 Në ora: 22:29
Hashim Thaçi

Ish-ambasadori i parë i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, përmes një postimi në Facebook, iu ka drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të marrë shembull nga Drenica dhe nga familja Jashari.

Ai thotë se, Drenica dhe Jasharajt, edhe këtë radhë, folën e vepruan qartë, me vendosmëri dhe dinjitet. Ishin ata që i treguan vendin Vuçiqit.

Ja postimi i tij i plotë:

Z. President, mëso nga Drenica dhe nga Jasharajt!

Në një postim të tij, lidhur me anulimin e vizitës së Presidentit serb, A. Vuçiç, në fshatin Banjë, Drenicë, Presidenti Thaçi shkruan se e mirëkupton Kryeministrin Haradinaj që e anuloi vizitën e Vuçiçit; se e mirëkupton reagimin e qytetarëve të Drenicës që i bllokuan rrugën atij; se e mirëkupton zhgënjimin e komunitetit serb për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite.

Në fund të postimit, si një klerik i devotshëm, Thaçi bën thirrje që të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Vazhdimi i këtij psalmi do ta sonte Thaçin tek fjalët: kur t’u qëllojnë në faqen e djathtë, ua ktheni të majtën.

Drenica dhe Jasharajt, edhe këtë radhë, folën e vepruan qartë, me vendosmëri dhe dinjitet. Ishin ata që i treguan vendin Vuçiqit.

Z. President, mëso nga Drenica dhe Jasharajt si flitet dhe veprohet qartë, me vendosmëri dhe dinjitet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat