McAlister: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ngritet në një tjetër nivel

Aktuale

McAlister: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ngritet në një tjetër nivel

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 23:39
David McAlister

Kryetari i Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian dhe Raportuesi për Serbinë, David McAlister, thotë se aktualisht është e pamundur të parashikohet përmbajtja dhe data e arritjes së një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por gjithashtu se Vuçiq dhe Thaçi janë vendosur të vendosin normalizimin e marrëdhënieve në një ''tjetër nivel''.

McAlister vlerëson se ekzistojnë sfidat, por që Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi kanë treguar përkushtimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës për një ” nivel tjeter “.

“Unë jam i vetëdijshëm se dialogu është shumë sfidues, megjithatë sinjale pozitive për ndërtimin e besimit të ndërsjellë janë këtu, të dyja palët sigurojnë ardhjen e Presidentit Aleksandar Vuçiq në Kosovën e veriut, do të ishte pozitive nëse dialogu do të vazhdojë në raundin tjetër në Bruksel para fundit të muajit “, thotë McAlister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat