Haxhiu: Thaçi brengoset për vete, nga lufta doli pa therrë në këmbë

Aktuale

Haxhiu: Thaçi brengoset për vete, nga lufta doli pa therrë në këmbë

Nga: G.B Më: 11 shtator 2018 Në ora: 11:47
Albulena Haxhiu

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi i beson Vuçiqit për Kosovën, do marrëveshje pajtimi me të për Kosovën, por nuk i beson vetes së tij, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se presidenti brengoset vetëm për vete dhe jo për Kosovën, madje thotë se ai duket se në “kohën e ballafaqimeve” ka qenë këmbëlehtë pasi ka dalë pa asnjë therrë në këmbë nga lufta.

Postimi i saj i plotë:

"Unë jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim mu Serbia nuk ma ka fal kurrë, as nuk e kam kërku atë falje. Unë jam president dhe dua të sillem si president, unë nuk mund të marr vendim dhe t'ia mësyj kufirit për ballafaqim fizik me policinë e Serbisë. Kur ka qenë koha e ballafaqimeve ua kam tregu vendin bashkë me bashkëluftëtarët e mi.”

Kështu deklaroi dje Presidenti Thaçi. Pra, Thaçi i beson Vuçiqit për Kosovën, do marrëveshje pajtimi me Vuçiqin për Kosovën, mirëpo nuk i beson atij për veten e vet (sic.). Kjo tregon se sa shumë presidenti Thaçi brengoset për vete, vetëm për vete. Për Kosovën është tejet i shkujdesur, a kur vie në pyetje fati i tij personal atëherë bëhet shumë i kujdesshëm! E, bile edhe në “kohën e ballafaqimeve”, Thaçi duket të ketë qenë këmbëlehtë, sepse nga lufta shpëtoi pa asnjë therrë në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat