Eshtrat e Ilir Konushevcit, më 28 Nëntor do të kthehen në Prishtinë - Bota Sot
Eshtrat e Ilir Konushevcit, më 28 Nëntor do të kthehen në Prishtinë

Aktuale

Eshtrat e Ilir Konushevcit, më 28 Nëntor do të kthehen në Prishtinë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 12:35
Ilir Konushevci

Qeveria e Kosovës miratoi sot edhe propozim-vendimin për zhvendosjen e trupit të heroit të Kombit Ilir Konushevci në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

"Për Ilir Konushevcin dhe për Qazim Jakupin, babën e Leonora Jakupit propozoj të ngarkohet Ministria e FSK-së që të kryejë këtë procedurë. Prindërit e Ilirit kanë kërkuar që kjo të përfundoj deri më 28 Nëntor", tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Qeveria miratoi edhe propozim-vendimin për t'i proceduar Kuvendit të Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...