Pacolli përkujton sulmet e 11 shtatorit

Aktuale

Pacolli përkujton sulmet e 11 shtatorit

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 15:04
Foto e postuar nga Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, në 17-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA, ka përkujtuar viktimat e shumta të kësaj ngjarje të rëndë që tronditi botën, duke thënë se këto sulme ndryshuan botën për të keq.

“Sot, i kujtojmë sulmet e 11 shtatorit në vendin mik, SHBA. Një ditë që ndryshoi botën për keq. Kosova sot është pjesë e luftës kundër terrorizmit. Nga më shumë se 2600 të vdekur, për fat të keq, kishte edhe viktima me origjinë shqiptare. Le t'i kujtojmë një ditë si kjo”, shkruan Pacolli në Facebook.

Ndryshe, në përkujtim të viktimave të 11 shtatorit, sot zyrtarë të lartë të Kosovës kanë bërë homazhe te ndërtesa e Qeverisë ndërkohë që në mbrëmje do të vendosen qirinj te Teatri Kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat