Hoxhaj në Bled: Kosova nuk do të pranojë asgjë më pak se njohje dhe ulëse në OKB nga marrëveshja me Serbinë

Aktuale

Hoxhaj në Bled: Kosova nuk do të pranojë asgjë më pak se njohje dhe ulëse në OKB nga marrëveshja me Serbinë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 19:03
Hoxhaj në panelin për Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në panelin për Ballkanin Perëndimor, në Forumin Strategjik të Bledit ka folur në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, ku ka theksuar se Kosova nuk do të pranojë asgjë më pak sesa njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim në OKB nga marrëveshja finale me Serbinë.

Hoxhaj theksoi se deklaratat që Vucic i bëri gjatë vizitës në Kosovë, duke e lartësuar dhe glorifikuar Milloshevicin të bëjnë të mendosh se jemi kthyer prapa në vitet e 90-ta. ai tha se këto veprime dhe deklarata nga presidenti serb janë një hap prapa në procesin e dialogut.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj deklaroi se sa është e rëndësishme arritja e marrëveshjes finale, është edhe garanca e implementimit të saj, dhe se një gjë të tillë duhet ta garantojë Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i negociatave, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoxhaj tha se ekziston një momentum pozitiv në Ballkan për të ecur përpara, por duhet të veprohet shpejtë në mënyrë që të gjitha shtetet ta zënë hapin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat