Homazhe për të nderuar viktimat e 11 shtatorit

Aktuale

Homazhe për të nderuar viktimat e 11 shtatorit

Nga: A.M. Më: 11 shtator 2018 Në ora: 20:32
Homazhe

Për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit  janë bërë homazhe në Prishtinë. Në këto homazhe kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten e tij Aniten.

Haradinaj në një postimi në Facebook ka shkruar se “populli i Kosovës, vet viktimë e mizorisë, si askush më shumë, e ndjen dhembjen e tragjedisë së 11 shtatorit”.

Postimi i plotë:

Populli i Kosovës, vet viktimë e mizorisë, si askush më shumë, e ndjen dhembjen e tragjedisë së 11 shtatorit. Përjetësisht solidarë me popullin dhe shtetin amerikan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat