“Deklarata për marketing politik”

Aktuale

“Deklarata për marketing politik”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 shtator 2018 Në ora: 21:53
Aleksander Vuçiç dhe Hashim Thaçi

Përderisa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u premton  qytetarëve të vendit se nuk do të këta ndarje të Kosovës, Trepçës apo Ujmanit, në anën tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi u premton serbeve se sërish do t’i ftojë donatorët kinezë, që të investojnë në veriun e Mitrovicës.

Opinionisti Nexhat Haziri, ka thënë për “ Bota sot” se këto dy deklarata diametralisht të kundërta tregojnë se iluzionet për një marrëveshje apo pajtim në mes të Kosovës dhe Serbisë, duken më larg se kurrë.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, çështja e veriut të vendit tani është shndërruar në një arenë ku po përplasen deklerativisht Thaçi dhe Vuçiçi.

“Mendoj se të dyja këto deklarata Thaçi dhe Vuçiçi  po i bëjnë për marketing të brendshëm politik. Ndërsa nëse ndalemi te deklarata e presidentit serb Vuçiç se gjoja ato po bëhen për interesimin e investitorëve kinez, për këtë pjesë të Kosovës, duhet parë në vazhdën e luftës së fjalëve, pasi çdo investitor në veri apo në jug, duhet ti përshtatet legjislativit të Kosovës, i cili rregullon çështjen e investimeve te huaja në vendin tonë”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat