Veseli e Limaj takohen me Sali Berishën, ja për çka flasin

Aktuale

Veseli e Limaj takohen me Sali Berishën, ja për çka flasin

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 09:35
Pamje nga takimi Veseli, Limaj dhe Berisha

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë filluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku po takojnë krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës.

Temë kryesore e takimeve është gjendja politike në Kosovë, Shqipëri e rajon dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Kryeparlamentari Veseli dhe zëvendëskryeministrat Limaj e Gashi do të diskutojnë në takime me krerët e shtetit shqiptar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe për nevojën e unifikimit të skenës politike në Kosovë gjatë për çështjen e dialogut. 

Image

***

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qëndron në Shqipëri. Gjatë ditës do të ketë takime të ndryshme.

Me të janë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ministri Dardan Gashi, shefi i kabinetit të tij, Blerand Stavileci, dhe i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat