Thaçi dekoron me medalje Delawien për kontributin në Kosovë, e falenderon për kritikat

Aktuale

Thaçi dekoron me medalje Delawien për kontributin në Kosovë, e falenderon për kritikat

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 09:40
Thaçi dekoron me medalje Delawien

Personaliteti i radhës i dekoruar me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, është ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi që jep këtë dekoratë, e ka përshkruar Delawie si një mik të veçantë të Kosovës.

“Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë”.

“Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie”, ka thënë Thaci përmes Facebook.

“Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat