Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Driton Tali, ka thënë se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk proteston, atëherë, sipas tij, vërtetohet se kjo parti është e kapur nga Partia Demokratike e Kosovës (SHIK).
Në një postim në Facebook, Tali ka thënë se mos pjesëmarrja në protesta, do ta dëmtojë shumë LDK-në, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë:
Nëse Kryesia e LDK'ës i refuzon protestat atëhere veç sa e cimenton bindjen se LDK është e kapur nga PDK (ShIK).
Edhe ashtu per shumë anëtarë të saj ka dyshime të bazuara se janë vegla të Hashim Kadrisë.
Pra mos pjesëmarrja e LDK'ës do ta dëmtojë më së shumti vet LDK'ën./BS