Thaçi merr edhe një goditje nga Berisha në prani të Veselit e Limajt

Aktuale

Thaçi merr edhe një goditje nga Berisha në prani të Veselit e Limajt

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:38
Pamje nga takimi Veseli, Limaj dhe Berisha

(E plotësuar) - Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Aleksandar Vuçiqit, ku kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq e kishte quajtur lider të madh.

Berisha ka thënë se Vuçiq përmes këtyre deklaratave ka dëshmuar se është një qaraman i vërtetë, teksa e ka quajtur Millosheviq të dytë.

Ish kryetari i PD-së i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të analizojë vizitën dhe qëllimin e presidentit serb në Kosovë.  

Berisha: Vuçiq është Millosheviq i dytë

“E shfrytëzoj rastin për të dënuar publikisht qëndrimin e Aleksandar Vuçiq, i cili erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbisë së Madhe të Millosheviqit , dhe erdhi me flamurin e doktrinës të Vaso Çubrilloviqit, i cili në çdo takim dhe mbledhje fliste vetëm për demografi dhe pyeste se sa shqiptarë janë, sikur të ishin alienë shqiptarët dhe jo banorë mijëra vjeçar në trojet e tyre. Edhe njëherë i bëj thirrje këtij komuniteti ndërkombëtar, të studiojnë vizitën e tij, se cili është ky qaraman, se ky është burrë shteti që rrin dhe qahet në çdo vend bënë viktimën në ndërkohë kur ai është një Millosheviq i dytë, plus një Çubrilloviq”, tha Berisha sot në Tiranë pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

*******************************************

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pritur sot në një takim kryetarin e Kuvendit, kadri Veselin dhe zv/kryeministrin Fatmir Limaj. Në deklaratën e tij para gazetarëve ish-kryeministri shqiptar deklaroi se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të sigurojë paqe në rajon.

Ai përsëri doli kundër presidentit Thaçi, duke deklaruar se askush nuk ka të drejtë të diskutojë për territore

Në anën tjetër, ndaj mendimin se integritei territorial i Kosovës, sovraniteti nuk mund të jetë në asnjë lloj rrethane temë diskutimi. Nuk mundet dhe nuk ka të drejt askush të hap diskutim për temën e kufijve. Sikundër personalisht denoncoj me forcën më të madhe përpjekjet e Beogradit për të krijuar të ngjashme me Republikë Srpskanë Kosovë dhe kjo është mekanizëm, tejët i shpifur për destabilizim”, tha Berisha.

Ai i bëri thirrje partive në Kosovë që të bëhen bashkë dh eta hartojnë platformën për dialogun me Serbinë.

Këtë situatë e krahasoi me atë të Vjenës.

Veseli nga Tirana: Kosova nuk ndahet, duhet krijojmë grupin e unitetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë bërë sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku po takojnë krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës.

Nga atje, ata kanë ftuar gjithë liderët shqiptar që të bahskohen në çështjen e dialogut me Serbinë.

Takimi i parë ishte me ish kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha, ku pas takimit nga Tirana, Veseli tha se askush nuk mund ta ndajë Kosovën.

Ai njoftoi Berishën se Fatmir Limaj është propozuar nga institucionet e Kosovës si mandatar i ekipit të Kosovës për fazën finale të dialogut me Serbinë

Veseli: Askush nuk mund ta ndajë Kosovën nëse jemi bashkë, pozitë e opozitë

“Kosova është shtet i pavarur e sovran, askush nuk mund ta dëmtojë Kosovën, askush nuk mund ta ndajë Kosovën, askush nuk mund  të ndërtojë Republika Srpska në të, nëse ne populli i Kosovës, përfaqësuesit politik, jemi bashkë, pozitë e opozitë. Ky është mesazhi që duam bashkarisht ta përqojmë.  Duhet të jemi bashkë... 6’30” Kosova ka nevojë të jetë bashkë në finalen e madhe. Fatmir Limaj është personaliteti të cilin ne e kemi zgjedhur si njeri i cili mund të ofrojë edhe opozitën edhe pozitën në këtë ballafaqim..  Që do të thotë nga kjo finale e madhe e dialogut, Kosova në OKB, pa alternativë, pa cenim territori, me integritet territorial me të cilin jemi njohur me 17 shkurt dhe pa Republika Srbsa në shtetin tonë sovran dhe të pavarur, Kosovën”, tha Veseli.

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha tha se dialogu dhe marrëveshja janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin në tërësi.

Sipas Berishës integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës nuk mundet të jenë në asnjë rrethanë çështje diskutimi.

Berisha: Territorialiteti dhe sovraniteti i Kosovës nuk mund të jenë asnjëherë çështje diskutimi

“Shkëmbyem mendime të hapura për të gjitha zhvillimet në Kosovë. Është pikëpamja e palëkundur se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë është e një rëndësie të madhe jo vetëm për bashkëpunimin në mes këtyre dy vendeve, por për rajonin në tërësi. Ndaj mendimin se integriteti territorial i Kosovës, sovraniteti është dhe nuk mund të jetë në asnjë lloj rrethane çështje diskutimi. Askush nuk ka të drejtë as ligjore, ndërkombëtare as kombëtare, të hap diskutim për çështjen e kufijve të Kosovës, integritetin territorial. Personalisht denoncoj, me forcën më të madhe, përpjekjet e Beogradit për të krijuar një të ngjashme me Republika Srbska në Kosovë”, tha Berisha.

Edhe Berisha, ka ftuar partitë politike në Kosovë që të jenë unike për të krijuar një delegacion të përbashkët për dialogun me Serbinë.

Të njëjtin mendim ndau edhe zëvendëskryeministri Limaj, i cili tha se duhet të ndërtohet grupi i unitetit, pasi që sipas tij, vetëm të bashkuar Kosova do të ecë përpara.

Limaj:Për çështje nacionale duhet të jemi të gjithë bashkë

“Duhet të jemi unik, të ndërtohet grupi i  unitetit, të merret modeli që e kemi pasur të suksesshëm në Vjenë. Të ndërtojmë platformën e përbashkët. Pozitë dhe opozitë për çështje nacionale duhet të jemi bashkë”, u shpreh Limaj.

Ai ka falënderuar ish kryeministrin Sali Berisha për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë Kosovës./

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat