Haradinaj kërkon nga ambasadorja e Finlandës që të ndihmojë në pastrimin e Kosovës

Aktuale

Haradinaj kërkon nga ambasadorja e Finlandës që të ndihmojë në pastrimin e Kosovës

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:24
Pia Stjernvall dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Haradinaj, e njoftoi ambasadoren Stjernvall për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, për prioritetet e qeverisë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe të arriturat në fusha të tjera të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve.

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga ambasadorja finlandeze përkrahjen e saj në aksionin për pastrimin e Kosovës, që do të nisë më 15 shtator.

“Finlanda në vazhdimësi e ka ndihmuar Kosovën në programe të caktuara që kanë pasur rëndësi të veçantë për jetën e qytetarëve. Sot kërkova nga ambasadorja finlandeze që të na bashkohen në aksionin tonë për pastrimin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat