Ismet Beqiri: Po gjobitemi që po e vizitojmë Shqipërinë në katër stinët e vitit

Aktuale

Ismet Beqiri: Po gjobitemi që po e vizitojmë Shqipërinë në katër stinët e vitit

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 21:53
Ismet Beqiri

Sekretari dhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka vlerësuar se nuk është thënë asnjë fjalë nga “krerët” e vendit për tarifë-gjobitjen e qytetarëve të Kosovës nga Rama.

Ai ka sqaruar se “e kuptojmë një tarifë të arsyeshme, por jo të gjobitemi”.

Postimi i Beqirit në Facebook:

Për tarifë-gjobitjen për rrugën e kombit

Asnjë fjalë nga “krerët”e vendit për tarifë-gjobitjen e qytetarëve të Kosovës nga Rama, asnjë fjlalë s’u shpëtoj nga goja. E kuptojm një tarifë të arsyeshme, por jo të gjobitemi. Po gjobitemi që po e vizitojmë Shqipërinë në katër stinët e vitit. Turp të kenë ata vendimmarrës. Uroj që kur të vij një Qeveri tjetër në Tiranë të reflektoj.

Për ”turin” turistik të disa zyrtarëve në Tiranë. Respekt per z.Sali Berisha,për qëndrimin e tij për kufinjët e Kosovës, por asgjë dhe askush nuk na bind ti bashkohemi lojës në regji të z.Thaqi e në dëm të vendit,në emër të njëfarë Uniteti. Sa për dialogun, ekipin e “Unitetit” në krye me Thaqin”,korigjimin”-sakatimin e kufirit dhe Kosovës, jo faleminderit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat