Haradinaj për ligjin për ushtrinë: Nuk bëjmë veprime pa kalkuluar

Aktuale

Haradinaj për ligjin për ushtrinë: Nuk bëjmë veprime pa kalkuluar

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 11:29
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës ka votuar projektligjin për FSK-në, duke e proceduar tutje në Kuvendin e Kosovës.

Me asnjë abstenim e asnjë votë kundër, kabineti qeveritar ka votuar këtë projektligj, pas arsyetimeve edhe të ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha.

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se ky është veprim ligjor që i takon Qeverisë.

Haradinaj: Veprim ligjor në bazë të kompetencave

“Është veprim ligjor në bazë të kompetencave që ka Qeveria, në kuadër të Kushtetutës së vendit, procesi i punës vazhdon në çdo etapë, dhe do konsultohemi më të gjithë. Disa vendime janë tonat dhe i kemi në kompetencë”, tha Haradinaj.

Sipas tij dinamika kohore është ajo që bëri që të kalohet tani.

I pyetur nëse ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, kryeministri disa herë tha se konsultat do vazhdojnë.

Kjo që sot është votuar, sipas tij, nuk është në kundërshtim me askënd dhe asgjë.

Haradinaj tha se për gjithçka i bëjnë kalkulimet e nevojshme.

Haradinaj: Ju siguroj se nuk veprojmë pa kalkulime

“Ne mujm me spekulu shumë, por iu siguroj qe ne nuk i bëjmë këto veprime pa kalkulime të gjitha aspekteve të nevojshme. Kosova nuk mund të vazhdojë tutje pa marr përgjegjësinë e vet, dhe sot i ka marr Qeveria e vendit, Parlamenti është i radhës. I ftoj të gjithë ta votojnë, pozitë e opozita, gjitha komunitetet është në të mirën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë./

Qeveria miraton shndërrimin e FSK-së në Ushtri

Kabineti qeveritar ka votuar sot projektligjin për transforminin e FSK-së në ushtri.

Në mbledhjen e qeverisë ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha propozoi ndryshimin e tri ligjeve për FSK-në.

Me këto projektligje, sipas tij, FSK-ja merr detyra të reja dhe Ministria e FSK-së avancohet në Ministri të Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat