Deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Kosova pa ushtri është një hiç dhe se vota e deputetëve të kësaj partie është pro ushtrisë, përcjell Bota sot.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet bashkë me kolegët e tij deputetë.
Postimi i tij i plotë:
Pa Ushtri jemi HIÇ.
Prandaj vota jonë për Ushtrinë është e fortë dhe unike!
MN.