Hoti: Votimi pro liberalizimit, hap i rëndësishëm drejt lëvizjes së lirë

Aktuale

Hoti: Votimi pro liberalizimit, hap i rëndësishëm drejt lëvizjes së lirë

Nga: G.B Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:09
Avdullah Hoti

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se votimi i Parlamentit Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën është hap i rëndësishëm drejt lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në BE, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka falënderuar zyrtarët që kanë kontribuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim.

Postimi i tij i plotë:

Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit te vizave per Kosoven. Ky eshte nje hap i rendesishem drejt levizjes se lire te qytetareve te Kosoves ne BE. 
Pergezime per qytetaret e Kosoves.
Falenderime per zyrtaret ne te gjitha institucionet e Kosoves (sherbyes civil, police, gjyqtare e prokurore, zyrtare komunal dhe zyrtare te tjere), qe kane kontribuar ne permbushjen e kriteteve per liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat