Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka thënë se votimi pro liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian është një lajm i madh për qytetarët e Kosovës.
Sipas tij votimi i sotëm shënon edhe një hap të tjetër në rrugën drejt lëvizjes së lirë
Postimi i Limajt në Facebook:
Votimi pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Europian është lajm i madh për qytetarët e Kosovës. Votimi i sotëm shënon një tjetër hap në rrugën drejt liberalizimit të vizave. Ne presim që jo shumë larg, qytetarëve tanë t'u mundësohet lëvizja e lirë në zonën Schengen, gjë të cilën e meritojnë. Falënderoj deputetët e Parlamentit Evropian për votimin PRO liberalizimit të vizave!