Kërcënohet Krasniqi: A mendon që e ke rreh Zekën të tuten të tjerët, qepe qetapen e kërko falje!

Aktuale

Kërcënohet Krasniqi: A mendon që e ke rreh Zekën të tuten të tjerët, qepe qetapen e kërko falje!

Nga: A.ZH Më: 13 shtator 2018 Në ora: 15:33
Frashër Krasniqi

Deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi, ka thënë se është kërcënuar nga vëllai i aderimit të ri në Lëvizjen Vetëvendosje, Ajvaz Berisha.

Krasniqi ka publikuar në Facebook mesazhin, në të cilin atij i kërkohet të bëjë kërkimfalje për kritikat ndaj Berishës.

“A po mendon që e ke rreh Milazim Zekën e tash të tuten të tjerët, qepe qetapen e kërko falje publikisht se përndryshe, do të pin e zeza”, shkruhet ndër të tjera në mesazh.

Sipas deputetit Krasniqi, “këto janë "argumentet" e vetme në mbrojtje të aderimit të ri në VV", që sipas tij, "akuzohet për vrasje e krime tjera”, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

Vëllau i aderimit të ri në VV, Ajvaz Berishës, më paska kërcënuar përmes mesazhit të mëposhtëm.

Pra këto janë "argumentet" e vetme në mbrojtje të aderimit të ri në VV, që akuzohet për vrasje e krime tjera.

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat