Numri i mundshëm i deputetëve nga partitë në Kuvend, në zgjedhjet e ardhshme

Aktuale

Numri i mundshëm i deputetëve nga partitë në Kuvend, në zgjedhjet e ardhshme

Nga: G.B Më: 13 shtator 2018 Në ora: 15:56
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Albert Krasniqi nga KDI, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të kemi në garë tri koalicione, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nëse shpërndajmë ulëset në Kuvend, në bazë të një sondazhi që KDI ka publikuar, atëherë LDK dhe VV do të kenë 53 deputetë, PDK-AAK 35 deputetë dhe NISMA, AKR, PSD dhe Alternativa 12 deputetë.

Postimi i tij i plotë:

Në zgjedhjet e ardhshme mund të shohim në garë tri koalicione. Nëse shpërndajmë ulëset në Kuvend në bazë të rezultateve të sondazhit që e publikuam sot, atëherë përbërja e Kuvendit do të dukej kështu:

1) LDK dhe VV: 53 deputetë
2) PDK dhe AAK: 35 deputetë
3) NISMA, AKR, PSD dhe Alternativa: 12 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat