Kurti “godet” Thaçin nga takimi me Bushatin: Po përdor si karrem Kosovën Lindore

Aktuale

Kurti “godet” Thaçin nga takimi me Bushatin: Po përdor si karrem Kosovën Lindore

Nga: A.ZH Më: 13 shtator 2018 Në ora: 21:56
Pamje nga takimi Kurti - Bushati

Sot, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, takuan në Prishtinë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në njoftimin e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se në këtë takim u bisedua për rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit sa më të mirë e më të gjerë ndërmjet Kosovës e Shqipërisë në të gjitha fushat: politike dhe ekonomike, institucionale dhe shoqërore, përcjell Bota sot.

“Në veçanti, u diskutua për dialogun më të ri me Serbinë, për çfarë kryetari Kurti theksoi që, në njërën anë, fjalimi i presidentit të Serbisë në Mitrovicë dëshmoi që e kaluara kriminale është aktuale, ndërkaq, në anën tjetër, Kosova Lindore po keqpërdoret si karrem nga Presidenti Thaçi për të siguruar mbështetje politike e publike e cila i mungon aq shumë”, ka thënë VV-ja.

Kurti e Bushati shprehën interesimin e ndërsjelltë për kontakte të vazhdueshme dhe takime të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat