Nga LDK-ja flasin për sondazhin dhe kryetarin e ri

Aktuale

Nga LDK-ja flasin për sondazhin dhe kryetarin e ri

Nga: N.Sh Më: 13 shtator 2018 Në ora: 22:04
LDK

Florian Dushi nga LDK-ja është deklaruar pas sondazhit të publikuar nga KDI-ja.

Dushi, gjithashtu është deklaruar edhe për liderin e ri të LDK-së.

Ai përmes një postimi në facebook thotë se, LDK-ja është parti serioze, andaj do të vendoset për kryetarin e ri në mënyrë të pavarur.

Më poshtë lexojeni shkrimin e Florian Dushit:

Sondazhe gjithandej. Të gjithë në kërkim të liderit të LDK-së, kohë pa kohë, siç thot populli. Mos harroni, LDK është parti serioze, me zonja e zotërinj me përvojë të madhe politike të cilët as nuk joshën e as nuk sillen si tifozë.

LDK ka të ndërtuar një strukturë që mbi supet e veta ka bartur procese të rëndësishme në Kosovë në gjithë këto vite të ekzistimit të saj, prandaj ata do të vendosin për kryetarin e tyre në mënyrë të pavarur, në kohën e përcaktuar me Statut, jo nga listat që ia përpilojnë të tjerët pa asnjë kriter, por nga lista e tyre e vlerësimit real e racional të secilit që ka pretendime të udhëheqë me LDK-në!

Vërejtje:

Nuk lejohen komentet me emra të përveçëm për të preferuarit tonë për kryetar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat