Thaçi dhe Vuçiq kanë arritur marrëveshje të fshehtë

Aktuale

Thaçi dhe Vuçiq kanë arritur marrëveshje të fshehtë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 22:39
Hashim Thaci dhe Vuçiq

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë për “Bota sot” se përderisa ka gjëra të pa diskutueshme për Serbinë, atëherë si mund të jenë, të njëjta të diskutueshme edhe për Thaçin.

“Ajo çka është kryesorja këtu, është se edhe Thaçi edhe Vuçiçi si partner në bisedime që janë të pandashëm, kanë arritur me një tjetër marrëveshje të fshehtë të cilët po mundohen tua shesin opinioneve të tyre. Me këtë rast marrëveshjet e tyre po mbahen larg opinionit, jo si lajme të mira, për shkak të së kundërtës, sepse sikur të ishte lajm i mirë për Kosovën, Thaçi do të ishte ai i pari i cili do ta sillte lajmin e mirë. Por duke qenë lajme të këqija, të cilat edhe vet ky i ka proklamuar si vendime të vështira dhe si kompromise të dhimbshme atëherë nga të dytë bashkë, herë veç e veç, e herë të dytë së bashku, po mundohen t’ia shesin opinionit në Kosovës si diçka të mirë”, ka thënë deputeti Rexhep Selimi.

 Pra, sipas tij, krejt çka po bëjnë Thaçi dhe Vuçiqi është që janë në sinkronizim me njëri-tjetrin, për të lehtësuar një marrëveshje të fshehtë, e cila tashmë është në dëm të Kosovës.

“Dhe kjo nuk është më e diskutueshme, pasi e vetmja gjë që është e padiskutueshme, është që kjo marrëveshje është në dëm të Kosovës”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat