Veseli: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacenueshme

Aktuale

Veseli: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacenueshme

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 12:22
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe Bujar Nishani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin midis dy vendeve, i shtrirë tashmë në të gjitha fushat, për proceset politike në shtetet respektive dhe me theks të veçantë, për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës konfirmoi edhe njëherë qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacenueshme. 

 Veseli tha se në fund të procesit të dialogut, Kosova do të fitojë ulësen e saj në OKB, brenda kufijve me të cilët ka shpallur pavarësinë dhe është njohur ndërkombëtarisht. 

 Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, nga ana e tij, konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat ajo po kalon. 

 Veseli e Bushati theksuan nevojën që spektri politik i Kosovës të dalë me një qëndrim të përbashkët para fillimit të dialogut final.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat