Ish-ushtaraku dhe ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Naim Maloku, ka komentuar miratimin e pakos së ligjeve për ushtrinë e Kosovës.
Maloku ka thënë se miratimi i këtyre ligjeve para se të defiohet kufiri me Serbinë, ndan Kosovën në vija etnike.
Sipas tij, do të harrohet veriu, si Kulla dhe Çakorri, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë i Malokut:
Miratimi i ligjeve për Ushtrinë para se të definohet kufiri me Serbinë dhe pa votën e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, është fillimi i: Ndarjes së Kosovës në vija etnike.
Kem me e harru veriun, si Kullën dhe Çakorrin!