“ Ministri i Millosheviqit luan me ndjenjat e burrave dhe grave të Drenicës”

Aktuale

“ Ministri i Millosheviqit luan me ndjenjat e burrave dhe grave të Drenicës”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 14 shtator 2018 Në ora: 16:22
Aleksander Vuçiçi

“Kosova dhe institucionet e Kosovës sipas shembujve dhe qëndrimeve qe po mbajnë në raport me Serbin përderisa nuk po e njohin vetveten, atëherë si të kërkojnë njohje dhe respekt nga të tjerët”. Kështu konsideron njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se këta që janë në ballë të institucioneve nuk po sillën si shtetarë të devotshëm, që në raport me Serbinë të tregojnë minimumin e proporcinalitetit as në aspektin politik, ekonomik dhe as në atë të sigurisë.

“A është poshtëruese kur Ministri i Jashtëm i Kosovës kishte një ftesë në Sanxhak dhe nuk ju lejua të hy në territorin e Serbisë, a ishte poshtëruese që nuk ju lejua as ish kryetarit te Akademisë te shkojë në shtëpinë e vetë, me këto sjellje si të komentojmë. A thua e kemi inferioritetin dhe ndjenjën e fajësisë ndajë Serbisë, pse ne jemi shtet e ata kanë të drejtë të sillen sipas tekeve e dëshirave te tyre. Prandaj janë jo relevante disa veprime të institucioneve që kohë pas kohe sillen me forcë, sikur që ishte rasti i Gjuriqit sa për të ia bërë një ekskursion deri ne qendër të Prishtinës dhe me e depërtuar sikur macen në thes , por që prapë kthehet ne cilësi e një heroi”, ka thënë Haziri.

Image
Ismet Haziri

Sipas tij, me vizitën e Vuçiçit në Kosovë në prani të tij, u futën edhe shumë forca tjera të mbrojtjes së afërt, madje edhe  shërbimet tjera.

“E tërë kjo është bërë  sa për ta krijuar një situatë qesharake e nderi me vizitat e tij e me fjalimet e shpërfaqura si një nacionalist i shizofrenuar po si i kohës së Millosheviqit, e ndër të tjera duke luajtur edhe me ndjenjat e shumë burrave e grave te Drenicës, të cilët paguan ma shtrenjtë se kushdo këtë liri të kushtëzuar, e një ish Ministër i Millosheviqit e tani Presidenti i Serbisë te i bie kryq e tërthuar Drenicës me plagët e njoma te Familjes Jashari e shumë e shumë familjeve tjera. Pra a nuk ishte kjo poshtërim për institucionet e Kosovës, që pas njëzet viteve në liri, burrat e Drenicës ta ndalin kasapin që të mos i poshtërojë viktimat. Pastaj, a thua ata që i kanë obliguar Ministrin e Punëve te Jashtme të Kosovës që të miratojë vizitën e Vuçiçit në Kosovë, se institucionet e Kosovës nuk po i trajton foshnjore e të pa afta për vendimmarrje. Andaj nuk ka si të komentohet ky fakt, përveç se këta njerëz nuk kanë fare vendosmëri në vendim marrje”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat