Xhavit Jashari: Aktakuza e Prokurorisë është qesharake, këto janë lojëra politike

Aktuale

Xhavit Jashari: Aktakuza e Prokurorisë është qesharake, këto janë lojëra politike

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 17:36
Xhavit Jashari

Në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T 7, ka folur ekskluzivisht njëri prej 12 të akuzuarve nga Prokuroria Speciale për listën e fryrë të veteranëve të rrejshëm, Xhavit Jashari. Ai tha se për aktakuzën ndaj tij është informuar nga mediat dhe të njejtën e ka quajtur qesharake. Thotë se prokuroria ka fut emra në aktakuzë pa bazë dhe pa argumente. Ngritjen e aktakuzës Jashari e sheh si lojë politike për shkak të situatës së krijuar së fundmi në vendin tonë.

Ish përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari ka thënë se aktakuza është qesharake.

“Përmes mediave jam njoftuar që Prokuroria ka ngrit një aktakuzë, është aktakuzë qesharake nuk di me cka e fakton prokuroria këtë aktakuzë. Është përfshirë emri im kur dihet që unë nuk jam marrë me verifikimin e statusit të veteranëve.

Kjo aktakuzë është qesharake sepse përfshihet emri im, kur nuk kam bë verifikimin e veteranëve kam qenë anëtar i komisionit ku kam pa si duket cerifikata e dëshmorit, invalidëve dhe veteranit. Gjithçka që kam dhënë si kontribut qoftë pro ose kundër procesit asnjë pikë e asnjë presje nuk e hjeku dhe jam në gjendje të përgjigjem për këtë proces, inkurajoj drejtësinë t’i shkoj deri në fund”, tha Jashari.

Më tej thotë se politika është përfshirë në lista dhe ngritjen e aktakuzës e sheh si lojë politike.

“Përshirje të politikës ka, ka pas marrëveshje politike, unë prap po them që nuk jam marrë me lista e me veteranë, jam përfaqësues i familjeve të dëshmorëve. Verifikimin e kan kry komandantët e zonave, kompanive dhe shtabeve lokale.

Ka lojëra politike për shkak të situatave që janë kriju”, tha Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat