Aktakuzë kundër 12 “komandantëve”, ish agjenti i SHIK-ut, prokurorin Blakaj do ta vrisnin si një pulë!

Aktuale

Aktakuzë kundër 12 “komandantëve”, ish agjenti i SHIK-ut, prokurorin Blakaj do ta vrisnin si një pulë!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 14 shtator 2018 Në ora: 17:39
Elez Blakaj

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë për 12 persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve.

Të akuzuar janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.

Në lidhje me “veteranët” mashtrues, dhe për të akuzuarit ka folur ish-pjesëtari i SHIK-ut dhe UÇK-së, Naim Miftari.

Sipas tij, nga Prokuroria e Kosovës nuk pritet që të dënohet askush.

Image
Naim Miftari

Ai thotë se po të ishte në një vend tjetër si në Gjermani përshembull, të gjithë këta do të dënoheshin nëse shpallen fajtor, por në Kosovë, ai pohon se, me këta gjyqtar e Kryeprokuror të Adem “Pronto-s” sa më shumë që dalin fajtor aq më lartë shkojnë në pushtet, andaj sipas tij, s’ka gjyq e as prokuror që i dënon.

“Prokurori Elez Blakaj, veç i ka marr në pyetje pa ngritur aktakuzë dhe çka e gjet atë, e ndjekën dhe e kërcënuan si dhe e kryqëzuar si Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, ashtu edhe Presidenti. Po të kishte ngritur aktakuzë peshqve të mëdhenj, atyre që e kanë rritë në hije politikisht numrin e veteranëve do ta kishin vra Prokurorin e Gjykatës Speciale si një pulë. Pastaj kishin derdh lot krokodili disa ditë si dhe do të ja kishin ngjit emrin e ndonjë rrugës dhe me kaq kish përfundua drejtësia në Kosovë”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, asnjëherë nuk do të dënohen fajtorët kryesor të rritjes së numrit të veteranëve, por mund të dënohet naj peshk i vogël, por jo fajtorët kryesor, pasi sipas tij, s’ka kush i dënon e as nuk mundet me i dënu.

“Kjo pasi, ata që i hetojnë i zënë e i dënojnë dhe nuk i marrin hiq në punë, se për me punu në shtet duhet me kanë servil ose kukull e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limës, ose me kanë servil i Vuçiqit”, pohon ai.

Miftari tregon se si është mundësia për me u dënu dikush sot në Kosovë.

“Nëse je i ndershëm mund të dënohesh, ose vritesh krejt nëse e ngrit zërin shumë ndaj mafies politike që e ka privatizua Kosovës, lirinë si dhe ekonominë e Kosovës, bashkë edhe neve qytetarëve na kanë privatizua si sllav, apo rob modern të shekullit 21 në mes të Evropës”, përfundon Naim Miftari.

Nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat