"QKUK-ja po shkatërrohet"

Aktuale

"QKUK-ja po shkatërrohet"

Nga: N.Sh Më: 14 shtator 2018 Në ora: 23:34
QKUK

Pas shkarkimit të Dr. Sami Salihut, dhe katër mjekëve të tjerë të suspenduar nga puna për shkak të mungesës së tyre në kujdestari, Dr. Isa Haxhiu, Dr. Bedri Braha, Dr. Defrim Kocinaj dhe Dr. Davud Xhigolli, ka reaguar Dr. Xheladin Ujkani.

Ai kritikat për dobësimin e sistemin shëndetësor i ka adresuar tek kreu i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Basri Sejdiu.

“Fatkeqësisht dobësimit të sistemit publik shëndetësor, po i prin hiq më pak se drejtori i QKU-së (SHSKUK). Stafi e punëtorët e sistemit publik dhe qytetarët duhet të reagojnë e jo t’u duartrokasin veprimeve të tilla”, ka shkruar Dr. Ujkani në postimin e tij në facebook.

Ndërkaq, në lidhje me zgjidhjen e këtij problemi ai ka rekomanduar ndryshimin e ligjit për shëndetësi, për t’iu mundësuar punonjësve shëndetësor që të deklarohen në puna.

Gjithashtu, ai ka shprehur pakënaqësi edhe në lidhje me suspendimin e Dr. Sami Salihut nga Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale, ndërsa e ka njëjtësuar vendimin me mbylljen e kësaj klinike.

“Pa përmendur të suspenduarit tjerë, të largosh një kuadër si Dr. Sami Salihu nga Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale, do të thotë t’ia vësh drynin kësaj klinike”, thuhet tutje në reagimin e stomatologut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat