Lutfi Haziri po e luan lojën e djallit të PDK-së brenda LDK-së

Aktuale

Lutfi Haziri po e luan lojën e djallit të PDK-së brenda LDK-së

Nga: N.H Më: 15 shtator 2018 Në ora: 14:38
Sjellja e Lutfi Hazirit brenda LDK-së dhe lidhja e tij me shumë “bishta” jashtë LDK-së është e mjaftueshme që kjo parti të ketë kurajën dhe guximin që t’i thotë mjaftë.

Prof. dr. Binak Maxharraj, si person që e njeh thellë politikën vendore dhe zhvillimet e saj, duke e komentuar përplasjen e fundit në LDK, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nga shkuarja e presidentit Ibrahim Rugova, kjo parti assesi më nuk është rehatuar.

Sipas tij, njerëzit e vjetër janë bërë pengesa serioze të ecjes përpara të LDK-së.

 “Njerëzit e vjetër janë bërë pengesa serioze e ecjes së LDK-së përpara. Më këta njerëz që e kanë kapur dhimbshëm LDK-në, kjo parti nuk mund të reformohet. Po e veçojë Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun, të cilët në çdo rrethanë ishin dashur të lënin të qetë LDK-në. Derisa, Agim Veliu është i lidhur përmes biznesit me strukturat e PDK-së dhe SHIK-ut, dhe nuk guxon as të ndihet i gjallë, bile tash së fundi ky mjeran thotë se nuk duhet të protestohet, ani pse vendi është në rrezik të madh të lëndojë pavarësinë dhe tërësinë territoriale të sajë. Kurse, ky i dyti, Lutfi Haziri është futë keq në trekëndëshin e bermudeve. Është tepër arrogant brenda LDK-së nuk përfillë asgjë që vije nga LDK-ja, shkon në krye në vete edhe kundër qëndrimeve të LDK, është idhetar dhe bisht i zgjatur i PDK-së dhe SHIK-ut te cilët e shantazhojnë dhe luajnë më të si të donë. Është një teveqel që nuk e kontrollon vetën, është shahë në vete, ky njeri është manipulues i ndjenjave të popullatës së Luginës së Preshevës, e përkrah Thaçin në ndryshimin e kufijve, sikurse këta kufij të ishin si loja në shahë”, është shprehur ai.

Maxharraj në fund ka theksuar se,  sjellja e Lutfi Hazirit brenda LDK-së dhe lidhja e tij me shumë “bishta” jashtë LDK-së është e mjaftueshme që kjo parti të ketë kurajën dhe guximin që t’i thotë mjaftë.

“Luta tani na u ka bërë edhe një “hoxhë” i madh, i viziton edhe xhamitë ku nganjëherë edhe bëhet përrall aty. Lutfi Haziri po e luan lojën e djallit të PDK-se brenda LDK-së, është njeri i ngatërresave dhe përçarjeve midis anëtarëve të LDK-së. Sjellja e tij ndaj figurës më të ndritshme, më të votuar në LDK, i cili në stilin e një arroganti dhe rrugaçërie iu vërsul Vjosa Osmanit, e cila së bashku me bashkëpartiakët  Armend Zemajn dhe Haxhi Avdylin, patën guxim dhe kurajë ta kalojnë Urën e Ibrit, ku shkuan në Boletin që t’i përkulën Isa Boletinit, kësaj figure të madhe të kombit. Ky njëri me fjalorin e tij prej rrugaçërie nuk ka të drejtë ta ofendoi askënd, e aq me pak zonjën e madhe të LDK-së, Vjosa Osmanin, duke e quajtur”nuse e Preshevës”.

“Sjellja e tillë e Lutfi Hazirit brenda LDK-së dhe lidhja e tij më shumë bishta jashtë LDK-së është e mjaftueshme që kjo parti të ketë kurajon dhe guximon që t’i thotë këtij njeriu ndalu, sepse bollë më, e teprove, ose... aty brenda në LDK ka njerëz të zotë, njerëz të rinj të cilët janë të aftë ta dërgojnë partinë përpara, siç janë Vjosa Osmani, Driton Selmanaj, Lumir Abdixhiku, Anton Çuni, Naser Rugova, që janë të aftë ta udhëheqin partinë dhe të bëhen tmerri i PDK-së dhe SHIK-ut. Më këta njerëz të rinj në krye të partisë në çdo zgjedhje do t’i linte pas të gjitha partitë tjera, kurse me këta pleqtë është vështirë të marrë vota të mjaftueshme. Pra, LDK është në skëterrë, është në errësirë, duhet të lirohet nga njerëzit tanimë të kalbur në LDK”, ka përfunduar Binak Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat